Gjithashtu raportohet se kërkesa për përforcime është bërë nga Komanda Qendrore e SHBA-së, pjesa e ushtrisë amerikane përgjegjëse për Lindjen e Mesme, dhe është miratuar nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.

SHBA-të po zhvendosin gjithashtu pjesë të një sistemi mbrojtës nga raketat të instaluar në Korenë e Jugut në Lindjen e Mesme, sipas zyrtarëve të cituar nga Washington Post.

Trump më parë tha se Irani do të goditej “shumë rëndë” gjatë javës së ardhshme, duke shtuar se lufta me Iranin do të mbaronte “kur ta ndiej”. (Telegrafi)