Mbi një mijë besimtarë myslimanë janë ulur në iftar të përbashkët në ambient të hapur në Gostivar. Iftarin e sivjetshëm e organizoi Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Myftininë e Gostivarit.
Kryetari i Komunës Valbon Limani besimtarëve të cilët morën pjesë në iftarin në rrugën “Ilinden” u ka shprehur falënderim për pranimin e ftesës dhe përkujtoi se kjo është ngjarja e dytë që organizohet me rastin e Ramazanit.
“Ky iftar e dërgon mesazhin e solidaritetit, unitetit dhe mirëqisë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Dëshiroj që ky iftar të mbetet tradicional edhe shumë vite në të ardhmen”, tha Limani.
Muftinia e Gostivarit, Sabahudin Zendeli potencoi se kjo ngjarje është njëheri edhe ibadet dhe u falënderua për bashkëpunimin me vetqeverisjen lokale, e cila ndihmoi në organizimin dhe, siç njoftoi, gëzimin e iftarit ta përjetojnë të gjithë qytetarët e Gostivarit



