Të mërkurën zgjedhet Nenad Saveskit si Prokuror i ri i shtetit

Seanca parlamentare në të cilën Nenad Saveski duhet të emërohet si Prokuror i ri publik i shtetit, është caktuar për të mërkurën më 18 mars. Saveski, gjyqtari aktual i Gjykatës Penale, u propozua nga Qeveria më 10 mars, ndërsa që të votohet nga Kuvendi, ai duhet të marrë mbështetjen e 61 deputetëve. Nenad Saveski ka lindur në vitin 1976, jeton në Gostivar, i martuar, baba i 3 fëmijëve. Ai ka magjistër i shkencave juridike – e drejta penale, ka magjistruar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në USHCM- Shkup, ku edhe ka përfunduar studimet. Ka dhënë provimin e jurisprudencës në vitin 2003. Shkollën e mesme e ka përfunduar në gjimnazin “Pance Poposki” në Gostivar.

Saveski nga viti 2016 është gjyqtar në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. në departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion. Më herët, nga viti 2009 deri në vitin 2016, punoi si prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa nga viti 2004 deri në vitin 2009, ishte bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Gostivar. Në atë gjykatë prej vitit 2000 deri në vitin 2002 punoi si praktikant gjyqësor.  Nga angazhimet eksperte dhe ndërkombëtare në biografinë e gjyqtarit Saveski, është theksuar se ishte ekspert në OSBE Maqedoni, ekspert në Konventën Kombëtare për BE-në – Kapitulli 23, si dhe ekspert në projekte të Këshillit të Evropës, OSBE-së dhe USAID-it.

Ai është anëtar i grupeve të punës për reformat gjyqësore dhe ligjore. Ka punuar në projekte mbi masat speciale hetimore, paraburgimin dhe procedurën penale.

Gjatë karrierës së tij akademike, Saveski ka qenë ligjërues në Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, tutor dhe trajnues kombëtar në programin HELP të Këshillit të Evropës, si dhe trajnues në të drejtat e njeriut dhe të drejtën penale. Ai është autor dhe bashkautor i punimeve për: masat speciale hetimore, lirinë e shprehjes, shpifjen dhe fyerjen, konfiskimin e pronës, të drejtën e privatësisë, si dhe të disa udhëzuesve dhe botimeve profesionale. Flet gjuhën maqedone, angleze, gjermane, serbe dhe shqipen në nivel bazë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit