Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka marrë pjesë në një iftar të organizuar në fshatin Misllodezhdë, duke theksuar rëndësinë e traditave që bashkojnë komunitetin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sipas tij, iftari merr një kuptim edhe më të veçantë kur ndahet me miq, dashamirës dhe njerëz me zemër të madhe, ashtu siç ndodhi në këtë organizim ku banorët e fshatit u mblodhën në frymën e solidaritetit dhe respektit.
Qyra theksoi se kjo traditë tashmë është bërë pjesë e jetës së komunitetit në Misllodezhdë, duke bashkuar çdo vit banorët e fshatit në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore.
Vizita e tij u bë edhe më e veçantë nga pamja e re që ka marrë shkolla e fshatit, e cila është transformuar falë kreativitetit dhe përkushtimit të një grupi të rinjsh. Sipas kryetarit, puna e tyre është dëshmi se dashuria për vendin shprehet më së miri përmes veprave konkrete.
Në fund, ai uroi të gjithë besimtarët për një agjërim të lehtë dhe një Ramazan të bekuar





