MPB: Një 10-vjeçar nga Tetova ka ndërruar jetë pasi ra nga tarraca e banesës ku jetonte

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se një 10-vjeçar ka ndërruar jetë pasi i njëjti kishte rënë nga tarraca e banesës ku jetonte, përcjell TV21. Sipas Policisë, 10-vjeçari kishte probleme shëndetësore.

“Sot (03.03.2026) në ora 09:25, në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë pa shenja jete një djalë 10-vjeçar nga Tetova. Sipas raportimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga tarraca e banesës ku jetonte në Tetovë. Prindërit janë njoftuar për ngjarjen nga një fqinj, pas çka e kanë dërguar menjëherë në spital. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit