Mendi Qyra në iftarin e Myftinisë së Strugës: “Ramazani na bashkon me respekt dhe mirësi

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, mori pjesë sonte në një iftar të ngrohtë dhe miqësor të organizuar nga Myftinia e Strugës, ku u përcollën mesazhe bashkimi, paqeje dhe solidariteti në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Në një atmosferë të mbushur me respekt, mirësi dhe frymë komunitare, Qyra theksoi se Ramazani është një periudhë që forcon lidhjet mes njerëzve dhe promovon vlera të larta shoqërore.
“Faleminderit për ftesën dhe mikpritjen e sinqertë. Uroj nga zemra që ky muaj i shenjtë të sjellë paqe, begati dhe shëndet për të gjithë. Ramazan të begatë dhe agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët”, u shpreh ai.
Në mesazhin e tij, kryetari Qyra përcolli urime edhe në gjuhën maqedonase, duke theksuar rëndësinë e harmonisë dhe bashkëjetesës ndëretnike, si vlera që e karakterizojnë Strugën.
Iftari i organizuar nga Myftinia e Strugës mblodhi përfaqësues institucionalë, klerikë dhe qytetarë, duke dëshmuar edhe një herë se Ramazani mbetet një muaj reflektimi, solidariteti dhe afrimi mes njerëzve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit