Gjendja me gripin po qetësohet gradualisht, por numri i pacientëve mbetet ende i lartë

Në periudhën nga 16 deri më 22 shkurt në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.113 raste me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin, që paraqet ulje prej 3,2 përqind krahasuar me javën paraprake, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit më të fundit i Instituti i Shëndetit Publik, pjesa më e madhe e të prekurve janë të moshës 15 deri në 64 vjeç, gjithsej 621 persona.

Janë raportuar edhe 185 fëmijë të moshës pesë deri në 14 vjeç, 164 fëmijë deri në katër vjeç dhe 143 persona mbi 65 vjeç.

Numri më i madh i rasteve është evidentuar në Shkup me 669 raste. Pasojnë Strumica me 81 dhe Prilepi me 61 raste.

Në Tetovë janë regjistruar 50 të sëmurë, ndërsa në Gjevgjeli dhe Ohër nga 37 raste.

Në disa qytete të tjera numri i të prekurve është nën 30.

Që nga fillimi i sezonit 2025/2026 deri më tani janë regjistruar gjithsej 14.984 raste.

Deri në fund të javës së tetë, në vend janë vaksinuar 79.118 persona me vaksinë falas ose komerciale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit