OVL-UÇK për masakrën në Likoshan e Çirez: Gjaku i tyre u bë themel i rrugës drejt çlirimit

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, OVL-UÇK së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, kanë bërë sot homazhe në përkujtim të 28-vjetorit të masakrave në Likoshan dhe Çirez.

OVL-UÇK thotë se gjaku i tyre u bë themel i rrugës së drejt çlirimit dhe kushtrim për mobilizimin mbarëkombëtar.

“Aty ku krisma e armikut synonte të mbillte frikë, u mboll vendosmëria për liri. Burra e djem të pafajshëm, shumë prej tyre të paarmatosur, u goditën mizorisht, duke u shndërruar në simbol të sakrificës dhe të qëndresës shqiptare.

Gjaku i tyre nuk u derdh kot, ai u bë themel i rrugës sonë drejt çlirimit dhe kushtrim për mobilizimin mbarëkombëtar”, thanë nga OVL-UÇK.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit