Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe dhe ish ministri i Oliver Spasovski sonte kanë bërë iftarë me strukturat e LSDM-së në komunën e Zhelinës.
Me nder dhe kënaqësi të veçantë sonte mora pjesë në iftarin e organizuar nga Dega e LSDM-së në Zhelinë.
Në frymën e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, le të sjellin këto ditë agjërimi dhe përkushtimi shpirtëror paqe, durim dhe mirëkuptim mes njerëzve. Le të na kujtojnë ditët festive vlerat e solidaritetit, respektit dhe humanizmit, shkruan Spasovski.



