Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka marrë pjesë në mbledhjen e organizuar nga Shoqata Akademike Shqiptare për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut në Tetovë, ku së bashku me kryetarë komunash dhe përfaqësues institucionalë janë diskutuar çështje me rëndësi në fushën e arsimit dhe shkencës.
Sipas njoftimit, në fokus të takimit kanë qenë zhvillimi i projekteve aktuale, analiza e librave shkollorë, rezultatet e Testit PISA, si dhe planifikimet për mbështetjen financiare gjatë vitit 2026.
Beqiri ka theksuar se mbështetja e iniciativave që forcojnë arsimin, kërkimin shkencor dhe institucionet në gjuhën shqipe mbetet prioritet i komunës që ai drejton.
Në takim u vlerësua se bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për zhvillim të qëndrueshëm dhe për avancimin e dijes, me synim ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor për brezat e ardhshëm.




