Më 26, 27 dhe 28.02.2026 (e enjte, e premte dhe e shtunë), Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për shkak të vizitës, Njësia e Sigurisë së Trafikut Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e uniformuar të policisë, me qëllim që të sigurohet rrjedhë e qetë dhe e sigurt e trafikut.



