Stabilizohet situata me transportuesit privatë në Shkup

Gjendja me transportuesit privatë në transportin publik është stabilizuar dhe problemet të cilat u paraqitën gjatë periudhës së kaluar janë tejkaluar.

Bllokada e një pjese të linjave të autobusëve ishte shkaktuar nga probleme teknike me pajisjen AVL, gjegjësisht validadorët GPS në autobusë, për çka një numër i caktuar i automjeteve nuk mundën me kohë të vendoseshin në funksion. Ky problem është zgjidhur plotësisht dhe shkupjanët përsëri do të munden në mënyrë të sigurt, të rregullt dhe me kohë ta shfrytëzojnë transportin publik.

“Lidhur me komunikimin dhe bashkëpunimin midis transportuesve privatë,NQP– Shkup dhe Qytetit të Shkupit, veçanërisht në segmentin financiar, dëshirojmë të theksojmë se situata është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me disa muaj më parë. Vetëm në tre muajt e fundit janë paguar gjithsej 72 milionë denarë, ndërsa që nga marsi do të vijojnë pagesat e vazhdueshme dhe të rregullta”, thuhet në kumtesën e përbashkët nga Jofi Bus, Vestor Trans, Rados Kompani.

Ata thonë se mbeten të përkushtuar në transport publik të qëndrueshëm, funksional dhe të sigurt dhe çdo ditë punojnë në zgjidhjen e të gjitha sfidave me të cilat përballet sistemi.

Ju kërkojnë falje qytetarëve të Shkupit për parregullsitë dhe kufizimet të cilat u shkaktuan për shkaqe teknike dhe u shprehin mirënjohje për durimin dhe mirëkuptimin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit