Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Tivarit në Malin e Zi, ku u ekzekutua një i ri shqiptar, Edmond Mustafa.
Mediat në Kosovë thonë se Mustafa, i përfshirë në një grup kriminal, kishte kërkuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, e në këmbim, do të ofronte informacione për disa vrasje. Ai ishte marrë në pyetje më 27 mars 2022, në ambientet e Departamentit për Kundër Krime të Rënda të Administratës Policore të Malit të Zi dhe asokohe, kishte premtuar të ekspozonte krime të kryera nga anëtarët e grupit Shkaljar dhe të klanit Kavac.
Pavarësisht faktit se ai pranoi pjesëmarrjen e tij në disa vrasje dhe përshkroi në detaje shumë të tjera, apo zbuloi emrat e autorëve e porositësve të këtyre ngjarjeve, kurrë nuk u arrestua e nuk mori statusin e bashkëpunëtorit që kërkoi. Sipas të dhënave, Mustafa ka specifikuar rolin e tij në dy krime të rënda: vrasjen e Sllobodan Sharanovicit, që humbi jetën në një përballje mes bandash në Budva, dhe vrasjen e Ivan Labanit.
Më pas Mustafa deklaroi se donte të tregonte vullnetarisht gjithçka që dinte për veprat kriminale të kryera nga organizata kriminale të cilës i përkiste. Mustafa u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm, dhe për këtë ngjarje është prangosur si i dyshuar kryesor shtetasi Dino Ibrahimovic./Top-channel.com/
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.