26.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Restaurohet Kurani 100-vjeçar

Drejtoria e përgjithshme e arkivave shqiptare ka njoftuar se është restauruar Kurani 100-vjeçar.

Sipas tyre restaurimi i librave të shenjtë meriton një përkujdesje të përveçme. Ky restaurim është bërë në “sallën e operimit”, siç është pagëzuar Laboratori Qendror i Restaurimit, i vetmi në rang vendi.

Kurani shekullor i është nështruar një procesi të mirëfilltë trajtimi, të krahasueshëm me kirurgjinë.

Kurani ka kaluar në një seri etapash, sikurse janë: dezinfektimi, pastrimi me gomat pluhur, larja në vaska, patrimi nga mbishtresat, riintegrimi i pjesëve të humbura me letër japoneze, restaurimi i kapakut, qepja e fletëve dhe lidhja e fletëve me kapakun.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Tiranë ka prezantuar iniciativën që bën të mundur për çdo individ, person fizik, juridik, privat ose publik, të përftojë shërbimin e restaurimit të dokumenteve të tij vetjake.

Lajme të ngjajshme

3 KOMENTET

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit