“Ndihem i pasigurt nga të paraburgosurit tjerë”, tha Grubi pas mbërritjes në Shutkë

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi cili u dorëzua sot në mëngjes rreth orës 6 në pikën kufitare Bllacë, është vendosur në burgun e Shutkës me vetëm një të paraburgosur tjetër, maqedonas, për arsye sigurie.

Pranë dhomës së tij të burgut ka siguri të posaçme 24-orëshe.

Siç deklaruan për SAKAMDAKAZHAM.MK nga burgu “Shkup” në Shutkë, para kontrollit të detyrueshëm mjekësor, Grubi është pyetur nëse ndihet i pasigurt nga ndonjë prej të paraburgosurve, pra nëse ka dijeni se në burg ka persona nga të cilët ndjen rrezik, transmeton Zyrtare.net

“Personi i paraburgosur Artan Grubi u përgjigj se nuk ndihet i sigurt. Në pyetjen konkrete nga kush, ai na tha se praktikisht nga të gjithë, sepse siç u shpreh, ‘edhe vetë e shihni, gjithçka është kundër meje dhe të gjithë janë kundër meje’. Në pyetjen shtesë ai theksoi se ndihet i pasigurt nga disa persona me përkatësi etnike shqiptare për të cilët kishte dijeni se ndodhen në paraburgim në këtë burg, prandaj është vendosur me një bashkëdhomës maqedonas. Persona të tjerë nuk do të ketë në atë dhomë”, thanë për SDK  shërbimet e sigurisë së burgut.

Grubi nga pika kufitare Bllacë është dërguar menjëherë në paraburgim. Para gjykatësit të procedurës paraprake do të paraqitej vetëm nëse kërkon përsëritjen e procedurës që u përfundua në dhjetor 2024, pas arratisjes në Kosovë. Ai ishte në arrati një vit e dy muaj.

Përveç Grubit, i dyshuar në këtë rast është edhe Prparim Bajrami, kryetar i Bordit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i “Lotarisë Shtetërore”. Edhe ai është në arrati./zyrtare.net/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit