Arrestimi i Grubit, vjen reagimi i VLEN-it: A do t’i japë Artan Grubi goditjen fatale Ali Ahmetit dhe BDI-së?

Pas arrestimit të ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi vjen dhe reagimi nga koalicioni VLEN, të cilët shtrojnë pyetjen nëse Grubi do t’i jap goditjen fatale Ali Ahmetit dhe BDI-së, shkruan Alsat.

“Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar. Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi. Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet e rreme të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe hyrje të supozuar në qeveri dështuan, Artani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta. Por cilin do ta ngreh me vehte, mbetet për t’u parë”, thuhet në reagimin e VLEN-it. /Alsat.mk

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit