Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar videon ku kryeterroristi i rastit të Banjskës, Milan Radoiçiq, shihet duke e goditur ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriq,shkruan reporteri.net/
Radojçiq tashmë është në listën e të kërkuarve në INTERPOL për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.
Aleksandar Spiriq ka ushtruar detyrën e kryetarit ilegal të Mitrovicës së Veriut nga viti 2020 deri në vitin 2023.
Në pamjet e publikuara nga televizioni publik, Spiriq shihet duke ia ofruar dorën për përshëndetje Radoiçiqit, teksa ky i fundit e grushton atë.
Sipas mediumit, ngjarja ka ndodhur në hotelin “GREY” në Kopaonik, që është pronë e Millan Radoiçiqit.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good. https://www.binance.info/register?ref=P9L9FQKY