Më datë 21.02.2026 në ora 23:00, në rrugën lokale drejt fshatit Setole, zyrtarët policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Sllatinë.
Gjatë kontrollit në trafik, u konstatua se i njëjti drejtonte një automjet “Mercedes” me targa të Tetovës, pa leje drejtimi. Më parë, në fshatin Neproshten, i njëjti gjatë një tentative për kontroll nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Tearcë, ka goditur me shpejtësi të madhe një dollap elektrik të EVN-së dhe ka tentuar të shtypë zyrtarët policorë.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit sipas nenit 297-a dhe nenit 288 të Kodit Penal. Ai është ndaluar në stacionin policor bashkë me automjetin dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.



