I faturohet borxh mbi 80 mijë euro dhe kredi me dokumente false

MPB njofton se me datë 19.02.2026, në ora 12:30, në DPB Gostivar, një 46-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se janë keqpërdorur të dhënat e tij personale. Më konkretisht, denoncuesi, i cili punon në Zvicër, gjatë një bisede me një përmbarues në Gostivar është informuar se ndaj tij po zhvillohet një procedurë si pronar i një firme për një borxh prej 5.085.079 denarësh ndaj një banke në falimentim. Njëkohësisht, kërkoheshin si peng një automjet transportues “MAN” dhe një makinë pune (eskavator). Gjithashtu, ai ka sqaruar se kurrë nuk ka poseduar firmë apo makineri dhe dyshon se të dhënat e tij janë keqpërdorur me dokumentacion të falsifikuar gjatë marrjes së një kredie. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit