Mbi 150 kontrolle për 24 orë – Shtohen rastet e fëmijëve me infeksione, numër i lartë edhe për mbështetje me oksigjen

Spitali për fëmijë në Kozle i mbushur me pacientë. Vetën në 24 orët e fundit janë kryer mbi 150 kontrolle, ndërsa situata më shqetësues është tek numri i lartë i fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje oksigjeni. 15 prej tyre janë të lidhur me aparatet e oksigjenit, duke reflektuar seriozitetin e gjendjes.

“Ende është numri i lartë, gjegjësisht kontrollet brenda një ditë arrijnë deri në mbi 150, ndërsa për momentin në spital janë të shtrirë rreth 80 pacientë, dhe ka disa prej tyre që janë  në mbështetje të oksigjeni”, tha Filip Dokimovski, mjekë.

Infeksionet më të shpeshta që javëve të fundit kanë marrë hov, janë ato të traktit të sipërm respirator.

“Në disa javët e fundit më të shpeshta janë infeksionet e traktit të sipërm të frymëmarrjes, si bronkiti, broniokliti apo pneumonitë që pjesa më e madhe janë si pasojë e infeksioneve respiratorë. Për momentin numri më i madh i pacientëve që janë të hospitalizuar dhe që vijnë në ambulantë që kërkojnë ndihmë mjekësore janë ato me virus sincicial respirator dhe ato me  viruset e gripit”, u shpreh Filip Dokimovski, mjek.

Mjekët apelojnë që, sapo të shfaqen simptomat e para tek fëmijët, prindërit t’i izolojnë ata në kushte shtëpiake, për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Ata këshillojnë që fëmijët të ushqehen shëndetshëm dhe të qëndrojnë të hidratuar./ Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit