DW: Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura, Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave

Rënie e investimeve për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura

Në vitin 2023, kur u iniciua nisma e qeverisë që ia kalonte barrën sektorit privat për trajtimin e ujërave të ndotura, Shqipëria u promovua si një histori suksesi turistik me mbi 9 milionë vizitorë, ndonëse cilësia e ujërave të larjes arriti nivelin më të keq në dekadën e fundit. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit investimet në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura urbane kanë ardhur në rënie nga viti në vit, ndërsa fondet publike janë përdorur kryesisht për të mbajtur në funksion impiantet ekzistuese, jo për të ndërtuar kapacitete të reja.

Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura në Kashar
Sipas kuadrit ligjor ekzistues trajtimi i ujërave urbane është funksion publik, që realizohet nga shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve në varësi të bashkive. Vetë materiali shpjegues i Aktit Normativ nr. 8/2023 e pranon qartë se problemi kryesor lidhet me zonat: “që mbulohen pjesërisht me rrjet kanalizimesh” dhe ku subjektet “përdorin zgjidhje të papërshtatshme individuale, si gropat septike”.

Qeveria shqiptare ka investuar mbi 112 milionë euro për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura, ndërsa 100 milionë të tjera janë shpenzuar për një impiant që nuk është funksional, si ai i Kasharit.

Në raportin e fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) të qershorit 2025) e cila monitoron ujërat natyrore – bregdetare, liqenore dhe lumore – Shqipëria rendiet në fund të listës. Vetëm 41.2 përqind e 119 ujërave të analizuara të deteve, të liqeneve apo të lumenjve në Shqipëri morën “notë kaluese” nga EUA. /DW

© SYRI.net

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit