Shkup, 15 shkurt – Zv/kryeministri i parë Bekim Sali nga terreni ka parë gjendjen e shkaktuar pas reshjeve intensive në disa zona të Komunës së Sarajit. Ai ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga orët e mëngjesit është në koordinim të vazhdueshëm dhe ka aktivizuar të gjitha institucionet përkatëse, të cilat janë në terren dhe po punojnë intensivisht për stabilizimin e gjendjes.
“Për shkak të reshjeve intensive dhe motit të paqëndrueshëm, në disa zona të Komunës së Sarajit janë regjistruar përmbytje.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga orët e mëngjesit është në koordinim të vazhdueshëm dhe ka aktivizuar të gjitha institucionet përkatëse, të cilat janë në terren dhe po punojnë intensivisht për stabilizimin e gjendjes. Po bëhet pastrimi i rrugëve dhe kanaleve, ndërsa disa familje janë evakuuar për arsye sigurie.
Po ashtu, është formuar edhe Shtabi i Krizës për menaxhimin dhe koordinimin e të gjitha veprimeve deri në normalizimin e plotë të situatës.
Apelojmë tek banorët për kujdes të shtuar dhe respektim të udhëzimeve të autoriteteve kompetente”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.
Edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha në teren bashkë me Sali dhe funksionarë të lartë ka theksuar se të gjitha institucionet janë në koordinim të plotë dhe do të vazhdojnë angazhimin deri në normalizimin e plotë të gjendjes.
Si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në disa vendbanime të komunës së Sarajit ka pasur përmbytje, duke krijuar vështirësi për banorët dhe infrastrukturën lokale.
Ekipet janë në terren, ku po punohet intensivisht për largimin e ujit, pastrimin e rrugëve dhe kanaleve, si dhe për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.
Të gjitha institucionet janë në koordinim të plotë dhe do të vazhdojnë angazhimin deri në normalizimin e plotë të gjendjes.
Apelojmë tek qytetarëve për kujdes maksimal, të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.
Siguria e çdo familjeje është prioritet, ndërsa mbështetja dhe reagimi institucional nuk do të mungojë, shkruan më tej Hoxha.



