16.8 C
Skopje
Friday, October 24, 2025

Demiri në takim me përfaqësues të “AMÇAM”: Zbatimi i masave të reja për përmirësimin e kujdesit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka takuar sot përfaqësues të Odës Amerikane të Tregtisë.

Në takim u bisedua për masat dhe aktivitetet që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në mbarë vendin.

Ministri dhe përfaqësuesit e “AMÇAM” diskutuan për risitë që do të zbatohen për një sistem shëndetësor më funksional për qytetarët.

“I njoftova se këtë javë do të dorëzohet propozim në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për zgjerimin e listës pozitive. Pas 13 vitesh mundësojmë disponueshmëri më të madhe të barnave inovative dhe terapi më efektive për pacientët”, tha Demiri. 

 

Lajme të ngjajshme

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit