Struga ndriçon shpresën: Kisha “Shën Gjergji” për pacientët me sëmundje të rralla

Në botë, rreth 350 milionë njerëz vuajnë nga ndonjë sëmundje e rrallë. Për të treguar solidaritetin me këta pacientë, sonte Kisha “Shën Gjergji” në Strugë u ndriçua me ngjyrën e verdhë, simbol i shpresës dhe përkrahjes për të gjithë ata që jetojnë me këto sëmundje.

Ky aksion realizohet në kuadër të fushatës ndërkombëtare për Ditën e Sëmundjeve të Rralla dhe ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat që përballen pacientët dhe familjet e tyre.

💛 “Të ndriçojmë për të rrallët!” – një mesazh që përmbledh fuqinë e solidaritetit dhe shpresës.

Ngjarja u mbështet edhe nga #visitstruga dhe fushatat globale #RareDiseaseDay, #RareIsStrong dhe #TogetherWeAreStrong, duke treguar se së bashku mund të japim zë dhe mbështetje për komunitetin e pacientëve me sëmundje të rralla.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit