Kasami: Kryeministri është mandatar, por Besa vendos se cili ministër do të propozohet prej saj si pjesë e Qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami pas mbledhjes së Kuvendit Qendror, iu përgjigj kryeministrit Mickoski, i cili ky i fundit i rikujtoi se është mandatar dhe se ai e përbën Qeverinë. Kasami për këtë tha se përderisa është Qeveri politike dhe Besa merr pjesë, Besa vendos se cili ministër do të propozohet si pjesë e Qeverisë së ardhshme.

“Po, ne jemi të vetëdijshëm se kryeministri është mandatari dhe është ai që vendos se kush do të jetë ministër. Për sa kohë që është qeveri politike në të cilën Besa merr pjesë si pjesë e VLEN-it, Besa vendos se cili ministër do të propozohet prej saj si pjesë e qeverisë së ardhshme”.- tha Kasami

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit