Rina Aziri, kumanovarja që shkëlqeu në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup

Rina Aziri nga Kumanova, e diplomuar me mesatare afër 10 në Fakultetin e Shkencave Mjekësore pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, është një nga studentet e dalluara shqiptare që me këtë sukses të lartë arriti të marrë titullin doktoreshë.

Duke parë rezultatet e saj të suksesshme, ajo është shpallur ndër studentet më të mira të këtij fakulteti në Shkup, krahas pak studentëve edhe të komunitetit maqedonas.

Ajo është shpërblyer me çmimin “Studentja më e Dalluar”, një nga vlerësimet më prestigjioze për arritje akademike edhe nga nga Fondacioni “Albiz” në Maqedoninë e Veriut, në shenjë mirënjohjeje për suksesin e saj të jashtëzakonshëm, përkushtimin e vazhdueshëm dhe performancën e lartë gjatë gjithë viteve të studimit.

Rina u dallua për rezultate të shkëlqyera, seriozitet akademik dhe angazhim shembullor, duke u renditur ndër studentët më të suksesshëm të gjeneratës së saj. E diplomuar me nderime, ajo përfaqëson modelin e studentes së përkushtuar, që me punë të palodhur dhe ambicie arrin majat e suksesit. Vlerësimi si “Studentja më e Dalluar” është një dëshmi e meritës së saj dhe një motivim për të vazhduar rrugëtimin profesional me të njëjtin pasion dhe përkushtim.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit