Ish nënkryetari i Kuvendit, Hysni Shaqiri, beson se bashkimi i opozitës shqiptare i ka rritur mundësitë për mposhtjen e BDI-së në zgjedhjet e 8 majit.
Në intervistën, në lajmet qendore të televizionit Alsat, Shaqiri theksoi se bashkërendimi i aktiviteteve politike të opozitës shqiptare është hap shumë pozitiv.
“Shqiptarët do të duhet të bëjmë çmos, kudo që jetojnë që ta luftojnë përçarjen mes vete. Këtë hap që e bëri Aleanca në krye me Arben Taravarin, e mori guximin që ta formojë një bllok opozitar, ky është një hap shumë pozitiv si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në rrafshin politik. Ka krijuar premisa që këto zgjedhje të fitohen nga opozita. Unë këtë bindje e kam. Kë do ta fitojnë? Do ta fitojnë një të keqe, ajo është BDI-ja”, tha Shaqiri.
Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, Shaqiri, tha se partitë shqiptare as këtë herë nuk arritën të dalin me një kandidat të përbashkët. Sipas tij, kandidati Arben Taravari meriton mbështetjen e të gjithë shqiptarëve.
“Sa i përket kandidaturave për president, shqiptarët asnjëherë nuk janë koordinuar. E them këtë në aspektin historik. Edhe këtë radhë ndodhi ashtu. Grumbullimi i votave për një kandidat ka qenë në interes të të gjithë procesit zgjedhor, edhe për të bërë diçka më tepër që do të tregonte në njëfarë forme se shqiptarët mund të koordinohen dhe mund të jenë faktor serioz edhe në organizimin e procesit zgjedhor. Unë mendoj se meqë doli i pari Arben Taravari, ai duhet të mbështetej nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht përkatësisë partiake”, tha Shaqiri.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?
Thank you, your article surprised me, there is such an excellent point of view. Thank you for sharing, I learned a lot.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.