Shkup, 10 shkurt – Ndryshimet e shpeshta të terapisë pa sqarim mjekësor, dhënia e ilaçeve të cilat anulojnë njëra-tjetrën dhe aplikimi i kimioterapisë në fazën terminale, e cila në vend që të ndihmonte, shkurtoi jetën e pacientëve, janë disa nga përfundimet e paraqitura sot nga ekspertja Maja Ravnik nga Fakulteti i Mjekësisë në Maribor, Slloveni, në seancën gjyqësore për rastin “Onkologjia”, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.
Ekspertiza u përgatit bazuar në një analizë të 51-të të dokumentacionit mjekësor nga mjekimi i pacientëve në Klinikën e Onkologjisë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve nga Prokuroria, Ravnik tha se një sërë lëshimesh sistemike në mjekim, duke potencuar se pavarësisht përkeqësimit drastik të pasqyrës së gjakut dhe trombocitopenisë së thellë tek pacientët, trajtimi vazhdoi me citostatikë të papërshtatshme. Si veçanërisht problematike u theksua dhënia e disa citostatikëve, mes të cilave dhe “Oksaliplatin” si monoterapi, që sipas ekspertit, është e pajustifikuar nga ana mjekësore.
“Dua të theksoj se “Oksaliplatin” në monoterapi nuk ka efekt dhe duhet të kombinohet gjithmonë me citostatikë të tjerë. Domethënë, pacienti mori një ilaç i cili nuk ishte i indikuar për atë qëllim dhe kimioterapi që nuk pati efekt. Ishte një terapi e dhënë “pro forma”, pa ndonjë justifikim të vërtetë mjekësor”, tha Ravnik.
Sipas raportit të ekspertit, megjithëse metodat diagnostikuese, të tilla si PET-skanimet, konfirmuan përparimin e sëmundjes dhe shfaqjen e metastazave, terapia e pacientëve shpesh ndryshohej pa një sqarim të qartë dhe me shkrim. U përmendën dhe shembuj ku ilaçet e treguara për një lloj kanceri u janë dhënë pacientëve me një diagnozë krejtësisht të ndryshme, për të cilët këto ilaçe nuk kanë zbatim.
Ravnik konstatoi se në raste të caktuara, administrimi i vazhdueshëm i kimioterapisë në fazat e fundit të sëmundjes kishte një rezultat fatal.
“Një trajtim i tillë me kimioterapi është diçka që çon drejtpërdrejt në vdekjen e kësaj paciente. Është një përkeqësim i ndjeshëm i gjendjes së rëndë shëndetësore dhe përparim i sëmundjes. Disa ditë para vdekjes së saj, ajo mori kimioterapi. Në këtë fazë, mund të konkludojmë se kimioterapia ia shkurtoi jetën pacientes. Në atë fazë, lejohet vetëm terapia simptomatike, shtrimi në spital për kujdes dhe kujdes paliativ, ndërsa jo terapia aktive onkologjike”, theksoi Ravnik.
Një pjesë e konsiderueshme e ekspertizës lidhej me përdorimin e njëkohshëm të terapive kontradiktore tek pacientët të cilët, përveç terapisë onkologjike, u trajtuan edhe me kortikosteroide, më shpesh për shkak të komplikacioneve të kovidit.
Problemi është se imunoterapia vepron duke stimuluar sistemin imunitar për të luftuar kancerin. Që do të thotë se ajo mori njëkohësisht një ilaç për stimulim (Pembrolizumab) dhe një ilaç për parandalim, gjegjësisht për shkak të uljes së imunitetit (kortikosteroide). Për shkak të efekteve të kundërta të barnave, gjegjësisht për shkak të administrimit të njëkohshëm të këtyre dy grupeve, pritet efekt i reduktuar i imunoterapisë”, shpjegoi eksperti.
Rasti është në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjyqtarja Snezhana Markovska, ndërsa përdaquses në prokurori është prokurorja Ana Gogovska Jakimovska. Për dëgjimin e ekspertëve nga Sllovenia janë caktuar disa seanca këtë javë. Në përputhje me dinamikën e paralajmëruar, kah fundi i marsit duhet të fillohet me dëgjimin e ekspertëve nga Serbia, të cilët gjithashtu kanë punuar në ekspertizën mjekësore për Prokurorinë.
Ish drejtori i Klinikën për Onkologji, Nino Vasev, dhe dy onkologë – Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, të punësuar në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji-Shkup, akuzohen për trajtim joadekuat të pacientëve. Procedura filloi kundër një onkologe tjetër, e akuzuara e dytë Meri Peshevska, e cila e pranoi fajin para gjykatës pas së cilës gjykata e dënoi me dy vjet burgim me kusht.
Aktakuza i ngarkon mjekët për vepra të rënda të vazhduara kundër shëndetit të njerëzve dhe trajtim joadekuat, me ç’rast te 29 pacientë u aplikuan terapi të papërshtatshme, me devijime në dozë dhe pa vlerësim adekuat të gjendjes shëndetësore, Përveç kësaj, kundër Vasevit dhe ish drejtorit ekonomik në Klinikë është dorëzuar edhe një aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim, me dëm prej mbi 2,2 miliardë denarë të buxhetit shtetëror.



