Ministri Nikollovski: Procedurë për konfiskimin e objektit të ndërtuar ilegalisht në Stenkovec

Ministria e Transportit, si institucion përgjegjës për objektet e kategorisë së parë – përfshirë aeroportet, spitalet e nivelit terciar, objektet e arsimit të lartë, sallat sportive, stadiumet dhe infrastrukturën shtetërore – ka ndërmarrë veprime konkrete për zgjidhjen e problemit me ndërtimet ilegale që i përkasin kësaj kategorie.

Në koordinim me disa institucione, përfshirë Ministrinë e Transportit, Agjencinë e Aviacionit Civil, Inspektoratin Shtetëror të Ndërtimit si dhe Aeroklubin e Aeroportit Sportiv Stenkovec në Shkup, do të nisë procedura për konfiskimin e objektit të ndërtuar ilegalisht në këtë aeroport sportiv.

Duke qenë se objekti është ndërtuar plotësisht në mënyrë të paligjshme në tokë shtetërore, organet kompetente kanë vendosur t’i drejtohen Prokurorisë dhe Gjykatës, me kërkesë që objekti të konfiskohet në dobi të shtetit. Qëllimi është që më pas ai të vihet në shfrytëzim nga Agjencia e Aviacionit Civil për trajnimin e pilotëve dhe nevoja të tjera operative.

Nga Ministria e Transportit theksojnë se kjo është një mesazh i qartë se ndërtimet ilegale nuk do të tolerohen, veçanërisht në zona ku kjo ministri dhe Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit kanë kompetencë direkte.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit