Baush: Rritja e pagave pa zhvillim ekonomik nxit inflacion

Për të pasur rritje të standardit jetësor dhe rritje reale të pagave, ekonomia e vendit duhet domosdoshmërisht të krijojë vlerë të shtuar dhe të zhvillohet, vlerëson eksperti ekonomik Abil Baush.

Sipas tij, rritja artificiale e pagave stimulon inflacionin, ndërsa kapaciteti aktual i shtetit për rritje ekonomike është vetëm 3 deri 4% edhe në kushte të favorshme.

“Ne nuk mundemi me një parametër të cilën e jep LSM që e jep në mënyrë vullnetare, nuk e kemi si tregues ekonomik. Për të pas rritje të standardit jetësor, për të pas rritje të pagave duhet patjetër ekonomia jonë të fillojë të krijon vlera shtuese dhe ekonomi të zhvilluar, ku vlera ekonomike nuk duhet ta kalojë 5,6,7 përqindëshin e Bruto prodhimit vendor dhe këtë duhet ta them se kapaciteti momental i shtetit tonë është prej 3 deri në 4 përqind në kushte të volitshme të kemi rritje ekonomike. Sa më shumë të kemi rritje të pagave në mënyrë artificiale, aq më shumë do të kemi ngacmim të inflacionit, gjë që na mban në një rreth vicioz. Për rritje të qëndrueshme të standardit jetësor, ekonomia duhet të krijojë vlerë të shtuar dhe zhvillim real”, deklaori eksperti ekonomik Abil Baush.

Marrëveshjen mes Qeverisë dhe Sindikatës së të punësuarve në administratën gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve për rritje pagash prej 8 për qind në tre vitet e ardhshme, eksperti ekonomik Abil Baush thotë se kjo rritje pasqyron situatën aktuale, por nuk mjafton për të ruajtur standardin jetësor, sidomos në kushtet e inflacionit dhe mosrealizimit të buxhetit.

Ai thekson se rritja e standardit duhet të lidhet me shportën e konsumit dhe kapacitetin buxhetor të shtetit, duke kërkuar një qasje më të strukturuar dhe institucionale.

“Si mund ta ngritim standardin jetësor ose si mund të bëjmë rritjen e pagave minimale është se paraprakisht do të duhet një institucion i pavarur, ose institucion shtetëror të bëjë matjen e shportës së konsumit ashtu sic e bëjnë edhe në vendet e zhvilluara dhe pastaj këtë shportë të konsumit të miret dhe të futet në të gjitha parametrat e buxhetit të shtetit dhe në bazë të kësaj të bëhet standardizimi ose përmirësimi i standardit të jetës së qytetarëve”, theksoi Baush.

Sindikata e punëtorëve të administrates dhe shoqatave të qytetarëve ka njoftuar se 95% e organizatave sindikale që janë deklaruar deri tani e kanë pranuar marrëveshjen me Qeverinë për rritje pagash prej 40%.

Javën e ardhshme pritet takim me Qeverinë për të dakorduar detajet e marrëveshjes kolektive. Ndërkohë LSM-ja vazhdon betejën për një rritje sa më të madhe të pagës minimale, përtej rritjes ligjore prej 1.600 denarësh. Javën e ardhshme, LSM-ja paralajmëron bllokim të Kuvendit, Odave Ekonomike dhe Qeverisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit