Pas deklaratës së Mickoskit, Osmani kërkon dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë

Nënkryetari i BDI-së, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se provimi i jurisprudencës mund të jepet edhe në gjuhën shqipe. Osmani thotë se tani nevojitet dorëheqja e ministrit të drejtësisë, ndërsa porosit përfaqësuesit e VLEN-it të mos shihen askund për një kohë.
“Pasi Kryeministri konfirmoi sot se me ligj provimi i jurisprudencës mund të jepet në gjuhën shqipe, një gjë është e qartë: Ministri i Drejtësisë duhet të japë menjëherë dorëheqje.
Ndërsa për përfaqësuesit e VLEN-it: më mirë të mos shihen askund për një kohë”, ka shkruar Bujar Osmani

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit