Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht në rrugë me lagështi. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, dhe nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.
Apelohet te drejtuesit e mjeteve automobilistike për përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
REGJIMI SEZONAL I TRAFIKUT: Rruga Ohër – Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar të Galiçicës do të jetë e mbyllur për trafik për të gjitha llojet e automjeteve deri më 31 mars 2026.



