Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas suksesit të radhës së xhudistes Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit. Ai e cilësoi këtë si një arritje të madhe për sportin e Kosovës.
Sipas tij, medalja e katërt e artë në Paris dëshmon nisjen e mbarë të vitit për xhudon kosovare, ndërsa Distria vazhdon ta lartësojë shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ministri Çeku uroi Distria Krasniqin, trajnerët dhe Federatën e Xhudos së Kosovës për këtë sukses, duke theksuar krenarinë për rezultatet e arritura./KultPlus.com



