Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se bisedimet e zhvilluara të premten me Iranin shkuan “shumë mirë” dhe se beson që Teherani “e do shumë” një marrëveshje.
Duke folur nga bordi i Air Force One, Trump tha se Irani më herët kishte hezituar, por tani mund të ketë ndryshuar qëndrim.
Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara po dislokojnë forca detare në rajon dhe se “ato duhet të marrin pozicionin e duhur”, duke shtuar se Washingtoni nuk ka nxitim.
Sipas tij, raundi i ardhshëm i bisedimeve pritet të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.



