Ministri Lutkov në Panairin ndërkombëtar për turzëm EMITT në Stamboll

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe koordinatori nacional për turizëm, Akan Mahmut, kanë marrë pjesë në hapjen solemne të edicionit të 29-të të Panairit ndërkombëtar për turzëm EMITT, i cili nga 5 deri më 7 shkurt po mbahet në Stamboll, Republika e Turqisë, njoftoi Ministria e Kulturës.

Në kuadër të panairit, sot ministri Lutkov u takua me kryetarin e Shoqatës turke të Asociacionit Turk të Agjencive Turistike (TURSAB), Firuz Baglikaja, ku u diskutua për promovimin e bashkëpunimit turistik, zhvillimin e produkteve të përbashkëta turistike dhe rrugëve kulturore, si dhe promovimin e turizmit kulturor dhe krijues midis Maqedonisë dhe Turqisë. Përndryshe, bashkëpunimi i deritanishëm me TURSAB ka për qëllim promovimin e vendit tonë si destinacion turistik dhe zhvillimin e marrëdhënieve afariste turistike, thuhet në një njoftimin e Ministrisë.

Turqia është një nga tregjet më të rëndësishme turistike për vendin tonë, me mbi 500 mijë bujtje të realizuara vitin e kaluara nga vizitat turistike. Oferta turistike maqedonase është prezantuar vazhdimisht në Panairin e Turizmit të Stambollit për 15 vjet, i cili është një nga ekspozitat më me ndikim të turizmit në rajon dhe më gjerë. Çdo vit, ai mbledh rreth 30.000 profesionistë të turizmit dhe entuziastë të udhëtimeve, dhe është një platformë për promovimin e destinacioneve, produkteve turistike dhe mundësive të reja për bashkëpunim.

Këtë vit, Panairi mbahet në Qendrën e ekspozitave të Stambollit (IFM), me pjesëmarrjen e mbi 656 ekspozuesve nga 109 vende dhe praninë e rreth 660 operatorëve turistikë, gjë që konfirmon më tej rëndësinë e tij si një ngjarje kyçe ndërkombëtare për zhvillimin e industrisë së turizmit, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit