Sekuestrohen 11 vetura, shoferët arrestohen

SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.A. (43). Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndalur një automjet transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.A., dhe pas verifikimeve është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa poseduar leje të vlefshme drejtimi.

Më 04.02.2026, në ora 18:10, në rrugën lokale Butel–Mirkovc në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.K. (47) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndalur një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Shkupit dhe pas verifikimeve është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa dhënë provimin e vozitjes.
Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, personat janë privuar nga liria, automjetet janë sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit