Presidentja Osmani takon lidere të Emirateve në një pasdite dedikuar grave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në një takim të veçantë me gratë lidere, të organizuar nga Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë pasdites, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Emirateve jo vetëm në fushën diplomatike, por edhe në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion.

Presidentja Osmani theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë më shumë se një miqësi tradicionale dhe se ekziston hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në të ardhmen.

“Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi: kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion.”, shkroi presidentja Osmani. /KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit