Dy boksier nga Tetova të “Shkëndija Boks” do të marrin pjesë në garat “Olimpiski nadezhi “, që do mbahen në Suboticë

Klubi i Box-it, Shkëndija nga Tetova do të merr pjesë me dy garues në garat ndërkombëtare “Olimpinski nadezhi “, zhvillohet në Suboticë. Pjesë e garave do të jenë dy të rinjtë e kategorisë Junior -U17 Ilir Selmani peshën50 kg dhe Donat Hasani 54kg, shkruan Top24

Nën menaxhimin e dy trajnerëve Jusuf Hashimit dhe Ylber Hasani klubi i Boxit Shkëndija në Tetovë po nxjerrë gjithnjë e më shumë talent falë një angazhimi dhe pune profesionale me shumë përkushtim.

 “Turneu ndërkombëtarë tradicional “Olimpinski nadezhi “, zhvillohet në Suboticë.Pjesëmarës në turneun do të jenë boksierët nga Maqedonia, Hungaria,  Kroacia etj. Në këto gara Maqedoninë do e përfaqësojnë edhe dy boksierë të Shkëndija boks me dy boksier të kategorisë Junior-u17,  Ilir Selmani peshën50 kg dhe Donat Hasani 54kg të shoqëruar nga trajnerët Jusuf Hashimi, Ylber Hasani” thonë për Top24 nga klubi i Box-it Shkëndija në Tetovë.

  

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit