Projekte infrastrukturore në Strugë, mbështetje nga Ministria e Transportit

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim pune me zëvendësministren e Transportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Gjatë takimit është diskutuar për projektet aktuale dhe ato të planifikuara infrastrukturore në territorin e Komunës së Strugës. Kryetari Qyra ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Ministria e Transportit në realizimin e projekteve zhvillimore, duke vlerësuar kontributin institucional në përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Ai ka nënvizuar se bashkëpunimi dhe partneriteti mes pushtetit qendror dhe atij lokal janë thelbësore për zbatimin efikas të projekteve dhe për arritjen e rezultateve konkrete në shërbim të qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit