OEMVP në takim me Universitetin “Nënë Tereza”. Diskutime mbi fuqi punëtore të mjaftueshme dhe të kualifikuar

 

U.D. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Nuhi Aliu, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv, z. Durim Zekiri, u mirëpritën në takim nga Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Bekim Fetaji.

Në kuadër të bashkëpunimit institucional, u diskutua për ngritjen e mekanizmave të përbashkëta të bashkëpunimit, përmes të cilave OEMVP do të përfshihet në procesin e hartimit të programeve të reja mësimore në të gjitha fakultetet e Universitetit “Nënë Tereza”.

OEMVP theksoi kontributin e saj në zhvillimin e arsimit dhe shpreh gatishmërinë për të qenë një partner aktiv në bashkëpunimin me Universitetin, duke ofruar ekspertizë dhe mbështetje praktike për realizimin e projekteve të përbashkëta që lidhin arsimin me nevojat e tregut të punës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit