Gjorgjievski paralajmëron 100 autobusë të rinj urban për Shkupin

Me vendim të Qeverisë, Shkupi do të bëhet me 100 autobusë të rinj, bashkëkohorë dhe tërësisht ekologjikë të qytetit, hap që do ta ndryshojë përditshmërinë e mijëra qytetarëve të cilët e shfrytëzojnë transportin poublik, kumtoi në Fejsbuk kryetari i Qytetit, Orce Gjorgjievski.

“Shkupjanë të respektuar, tek unë fjala e dhënë është obligim, jo vetëm formalitet para zgjedhjeve.Prandaj, me përgjegjësi të madhe ju kumtoj lajmin që do të thotë fillim i ri për qytetin tonë. Siç theksoi kryeministri Hristian Mickoski, Qytetit të Shkupit do t’i ndahen 100 autobusë dhe 50 karikatorë. Kjo nënkupton, transport të saktë dhe dinjitoz publik, por edhe goditje të fuqishme në dobi të mbrojtjes së mjedisit të shëndoshë dhe ajrit të pastër, prioritet i yni që ua detyrojmë fëmijëve tnaë dhe gjeneratave të ardhshme. Ky vendim është pjesë e marrëvehsjes strategjike qeveri me qeveri mes qeverisë sonë dhe asaj hungareze, që mundëson furnizim me kushte jashtëzakonisht të volitshme”, shkroi Gjorgjievski në kumtim.

Me këtë, ai pret të tejkalohet problemi shumëvjeçar me transportin publik në Shkup.

“Përveç përshën e sfidave, e pranova këtë përgjegjësi për t’i parë problemet në sy dhe së bashku t’i zgjidhim. Dhe rezultatet tashmë janë të dukshme. Për më pak se tremuaj që nga marrja e funksionit, filluam procese që gjatë kihë ishin frenuar, deir në fund të vitit arrijnë automjetet e reja për Higjienën komunale, ndërsa furnizimi i autobusëve të rinj do të fillojë. Ju siguroj, para nesh janë ndryshimet tektonike për më mirë. Shkupi sërish do të bë[het qytet me të cilin krenohemi, qytet me dinjitet, rend dhe vizion. Nga zemra dhe sinqersiht e falënderoj kryeministrin Hristian Mickoski për mbështetjen e parezervë dhe për përkushtimin ndaj qytetarëve, siç moti nuk e kemi parë. Në kushte të kolapsit të rëndë, në të cilin e trashëguam Shkupin, pa mbështetjen e tij asgjë nuk do të ishte e mundur. Shkupjanët e mij, tashmë nuk do të pyesim a mundemi më mirë. Atë më të mirë, së bashku do ta jetojmë!”, theksoi kryetari i Qytetit Gjorgjievski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit