Presidenti i Ukrainës, Zelenski njoftoi se një raund i ri bisedimesh trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të mbahet më 4–5 shkurt në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky takim vjen në një moment të tensionuar, pas një vale të re sulmesh ajrore ruse që goditën objektiva civile në Ukrainë.
Zelenski theksoi se muaji shkurt do të shënojë një periudhë intensive të angazhimit diplomatik të Ukrainës, me kontakte dhe takime të shumta ndërkombëtare. Presidenti ukrainas u shpreh se pret një angazhim të shtuar edhe nga pala amerikane, veçanërisht në drejtim të masave për shtensionimit të situatës dhe reduktimit të sulmeve. “Shumë varet nga ajo që do të arrijë pala amerikane, në mënyrë që njerëzit t’i besojnë si procesit, ashtu edhe rezultateve,” tha ai. Negociatat e drejtpërdrejta mes Kievit dhe Moskës, me praninë e përfaqësuesve amerikanë, rifilluan më 23–24 janar në Abu Dhabi.
Më 30 janar, i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, u takua në Miami me negociatorin rus Kirill Dmitriev, duke i përshkruar bisedimet si “produktive dhe konstruktive.



