Dr. Meral Uzeiri Ferati do të udhëheqë nga sot Institucionin Publik Shëndetësor – Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair.
Dr. Meral Uzeiri Ferati është profesoreshë universitare dhe ka vite që ushtron profesionin e gjinekologes, ndërkohë që është kuadër i Lëvizjes Arbëria, pjesë e koalicionit VLEN.



