Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit të gjirit, gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka ndërruar jetë sot, në moshën 64-vjeçare.
Reçi e nisi rrugëtimin në media përpara 30 viteve, duke u angazhuar si autore dhe prezantuese në disa formate televizive.
Gazetarja Reçi spikati me emisionin “Arratia e Peshkut të Kuq” në News24, ku intervistoi personalitete të ndryshme dhe solli për publikun histori me qasje sociale dhe njerëzore.
Reçi ka botuar edhe dy libra, me titujt “Kolonë Zanore” dhe “Zhbërja”.
Gazetarja Reçi, e ka përcjellë publikisht në daljet mediatike, betejën e saj të gjatë me kancerin e gjirit, duke shërbyer si shembull kuraje për shumë gra dhe vajza të tjera./atsh/KultPlus.com



