Bajqinovci: Lajçak, figurë pro-serbe dhe i dyshuar në skandale seksuale!

Deputeti Mefail Bajqinovci reagoi pas dorëheqjes së Miroslav Lajçak nga pozita e këshilltarit për siguri në qeverinë sllovake.

Bajqinovci e kritikon Lajçak për supozuar paanshmëri ndaj Kosovës gjatë dialogut me Serbinë dhe për lidhje të raportuara me skandale seksuale, duke theksuar se dialogu i Kosovës nuk duhej t’i besohej figurave pro-serbe.

Postimi i plotë:

Ja kush ishte Ish-i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, që për vite me radhë udhëhoqi një proces jetik për Republikën e Kosovës, ndërkohë që kishte dyshime serioze për paanshmërinë ndaj vendit tonë. Kushdo që e kritikonte, sulmohej menjëherë nga disa zëra të shoqërisë civile që e mbronin me fanatizëm.

Pas raportimeve ndërkombëtare ku përmendet emri i tij në publikimet që lidhen me rastin Epstein dhe pas dorëheqjes së tij nga pozita e këshilltarit për siguri ne qeverinë Sllovake, del qartë se pikëpyetjet nuk kanë qenë të pabaza. Dialogu i Kosovës nuk duhej të vihej kurrë në duart e figurave pro serbe dhe të involvuar në skandale seksuale.

Po e pres reagimin e disa figurave “markante” që mbronin Miroslavin, tash ju paska dal edhe i lidhur me pedofili.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit