Afat shtesë për dhënien e biletave për transport falas për nxënësit e Tetovës

Dhënia e biletave për transport falas për nxënësit e Tetovës do të vazhdojë edhe javën e ardhshme, ka deklaruar drejtori teknik i Ndërmarrjes së Transportit Arbër Ajdini. Shtyrja e afatit është bërë për shkak të vonesës së dorëzimit të listave nga disa shkolla.

“Vazhdojmë me dhënien e kartelave për nxënësit e filloreve dhe të mesme por këtë afat do e vazhdojmë edhe javën që vjen sepse shumë pak nxënës kanë shprehur interesim për ti marr kartelat. Ka ca pengesa teknike por gradualisht i kemi në zgjidhje e sipër”, tha Arbër Ajdini – Drejtor teknik i NP Tetova Transport.

Ndërkohë nga java e ardhshme fillon funksionimi i transportit publik falas për të gjithë qytetarët e Tetovës. Komuna i bën thirrje sektorit civil dhe Universiteteve, që të firmosin memorandum për shfrytëzim falas të transportit.

“I bëjmë thirrje shoqatës së pensionistëve, shoqatave jo qeveritare dhe universiteteve që të lidhin memorandum bashkëpunimi me komunën e Tetovës, që edhe ata të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë”.
Ndërkohë kusht për shfrytëzimin e transportit publik pa pagesë nga ana e qytetarëve të Tetovës, është që të kenë të paguara tatimet dhe të dhënat e tjera në komunën e Tetovës, deklaroi Albion Alili, Zëdhënës i Komunës së Tetovës. /alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit