Gjatë ditës së djeshme, policia e Gostivarit arrestoi katër persona, përfshirë një të mitur 17-vjeçare, pas një kontrolli në një lokal në fshatin Çegran. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan gjashtë paketime me kokainë, një pistoletë me gaz, lëndë pluhur dhe para. Të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të narkotikëve, sipas nenit 215 të Kodit Penal.
“Më 31.01.2026, në periudhën nga ora 19:30 deri në orën 22:45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat Sh.Sh. (51), M.H. (23), F.Sh. (53) nga fshati Çegran dhe një të mitur 17-vjeçare nga fshati Vollkovo. Pas informacioneve operative të marra paraprakisht dhe urdhrit gjyqësor, është kryer kontroll në objektin hotelier në fshatin Çegran, pronë e të denoncuarit të parë, me ç’rast te M.H. janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë paketime me kokainë. Në një dhomë ndihmëse të objektit është gjetur një pistoletë me gaz, ndërsa në sirtarin e një komode është gjetur lëndë pluhur dhe para. Sh.Sh. dhe M.H. janë privuar nga liria, ndërsa në lidhje me veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekurzorëve”, e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal, janë privuar nga liria edhe F.Sh. dhe e mitura 17-vjeçare. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet kallëzim penal përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.





