Presidentja Osmani nderon kujtimin e Elfete dhe Mentorit Humolli

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke theksuar guximin dhe sakrificën e jashtëzakonshme që ajo tregoi në moshën vetëm 16-vjeçare kundër shtypjes dhe dhunës së regjimit serb.

Me këtë rast, Osmani ka vizituar familjen Humolli në Lupç të Poshtëm, ku ka vendosur kurorë lulesh dhe ka nderuar edhe kujtimin e Mentorit Humolli, vëllait të Elfetes, i cili ra dëshmor në Koshare në mars të vitit 1999.

Presidentja ka theksuar se motra dhe vëllai u bashkuan në të njëjtën kauzë të shenjtë për lirinë e Kosovës, duke u bërë simbol i guximit dhe dashurisë për atdheun.

“Kosova sot është e lirë, ndërsa guximi i Elfetës dhe Mentorit na frymëzon përjetësisht”, ka shkruar Osmani, duke vlerësuar sakrificën e familjes Humolli dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit