Osmani përkujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën: Themelet e lirisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot në Prishtinë, në Orllan dhe në sheshin e Podujevës rënien heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës. Në 29-vjetorin e rënies së tyre, ajo theksoi rëndësinë historike të sakrificës së heronjve, duke i cilësuar si themele të lirisë së vendit.

Sipas Presidentes Osmani, rënia e tyre më 31 janar 1997 shërbeu si frymëzim për mijëra të rinj e të reja që t’i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo vlerësoi se përkushtimi dhe guximi i tyre e vendosën jetën në shërbim të lirisë dhe e forcuan rrugën drejt çlirimit të vendit.

Presidentja nderoi kujtimin e heronjve të UÇK-së, duke theksuar se sakrifica e tyre u shndërrua në fitore dhe në themel të shtetit të Kosovës. Ajo ritheksoi se rënia e tyre mbetet simbol i triumfit të lirisë dhe i përkushtimit të përhershëm për atdheun./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit