Aktorja e njohur Catherine O’Hara, e cila ka luajtur role ikonike në filmat “Beetlejuice” dhe “Home Alone” dhe më pas u bë e famshme me rolin e saj si Moira Rose në serialin “Schitt’s Creek”, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar një anëtar i stafit të menaxherit të saj, Marc Gurvitz, për CNN, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth shkakut të vdekjes.
Catherine O’Hara nisi karrierën e saj në skenën e humorit Second City në Kanada, përpara se të kalonte në film. Performancat e saj në “Beetlejuice” (1988) dhe “Home Alone” (1990) u pritën me vlerësime të larta. Më pas, ajo bashkëpunoi me regjisorin Christopher Guest, duke luajtur në shumë mockumentary të famshme, përfshirë “Waiting for Guffman” (1996) dhe “Best in Show” (1996).
O’Hara do të mbahet mend si një nga figurat më të dashura të kinemasë dhe televizionit, e njohur për talentin e saj komik dhe rolet e paharrueshme./KultPlus.com



